Transmetuar më 16-08-2026, 21:29

Tensione dhe përplasje janë shënuar mbrëmjen e sotme mes protestuesve që prej 78 ditësh vijojnë tubimet kundër qeverisë së Edi Ramës.

Sipas informacioneve paraprake, incidenti ka ndodhur brenda radhëve të protestuesve, ndërsa ende nuk janë bërë të qarta shkaqet konkrete dhe përmasat e përplasjes. Ngjarja ka rikthyer në vëmendje tensionet dhe ndarjet mes grupeve që marrin pjesë në protestë.

Përplasja vjen një ditë pas reagimit të aktivistit Adriatik Kurti, i cili kishte denoncuar publikisht atë që e cilësoi si përçarje dhe gjuhë denigruese ndaj grupit të njohur si “Flamingot”.

Në reagimin e tij, Kurti pretendoi se disa persona që identifikohen si pjesë e grupimit “Trampistët” i kishin cilësuar protestuesit e “Flamingove” si “sorosjanë”. Ai tha gjithashtu se gjatë një marshimi të këtij grupi kishte pasur një tjetër incident, ku një prej protestuesve ishte përballur me konfrontim verbal dhe, sipas tij, rrezik për përshkallëzim fizik.

Kurti e lidhi situatën me një pretendim të përhapur ditët e fundit për një takim të Aleks Sorosit me përfaqësues të grupit “Flamingot”. Ai e konsideroi këtë informacion të pavërtetë dhe pretendoi se, përmes tij, në shënjestër ishin vendosur edhe grupime të tjera pjesëmarrëse në protestë, mes tyre “Lëvizja Bashkë” dhe aktivistë ambientalistë.

Sipas aktivistit, tensionet e krijuara kanë ndikuar edhe në organizimin e protestave. Ai pretendoi se pas një incidenti të mëparshëm kishte pasur rënie të pjesëmarrjes dhe organizimit të grupit “Flamingot”.

Në reagimin e tij, Kurti përmendi edhe një takim koordinues të zhvilluar përpara marshimit, ku, sipas tij, Dritan Goxhaj u kishte bërë thirrje grupeve protestuese të shmangnin përçarjet dhe të ruanin bashkëpunimin.

Ndërkohë, lidhur me përplasjen e mbrëmjes së sotme, pritet të dalin më shumë detaje për shkaqet dhe nëse incidenti ka sjellë persona të dëmtuar apo ndërhyrje të forcave të rendit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit