

TIRANË – Protesta e zhvilluar nga aktivistë dhe qytetarë në kryeqytet ka hyrë këtë të diel në ditën e 78-të, me protestuesit që janë mbledhur sërish në mbrëmje për të shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë.
Tubimi nisi pas orës 19:00 në sheshin “Skënderbej”, ku pjesëmarrësit hodhën një sërë parullash politike, mes tyre thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e qeverisjes.
Pas grumbullimit në shesh, protestuesit marshuan përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të Kryeministrisë.
Pasi mbërritën përpara godinës së qeverisë, protestuesit vijuan me thirrje kundër qeverisë, ndërsa në podium u mbajtën edhe fjalime nga pjesëmarrësit në protestë.
Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë mbetet kërkesa kryesore e protestuesve, të cilët prej 78 ditësh vijojnë organizimin e tubimeve në Tiranë.
Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit pritet të vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit, në kuadër të protestës së sotme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






