Transmetuar më 16-08-2026, 19:10

VLORË – Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Mallkeq të Vlorës, ku një 69-vjeçar është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së tij.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, dyshohet se viktima, me inicialet K. B., ka përdorur armë zjarri. Ngjarja është konstatuar rreth orës 16:00.

Nga të dhënat e para të mbledhura nga autoritetet, dyshohet se 69-vjeçari kishte probleme me depresionin. Megjithatë, motivet dhe rrethanat e plota të ngjarjes mbeten për t’u përcaktuar nga hetimi.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për dokumentimin e rastit dhe sqarimin e plotë të rrethanave.

Nëse ju ose dikush që njihni po përballet me mendime për vetëlëndim ose vetëvrasje, kërkoni menjëherë ndihmë nga shërbimet e urgjencës ose nga një profesionist i shëndetit mendor.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit