Transmetuar më 16-08-2026, 18:38

TIRANË – Dy vatra zjarri në Lurë të Dibrës dhe në Malin e Dajtit vijojnë të jenë aktive, ndërsa operacionet për shuarjen e tyre po zhvillohen me forca tokësore dhe mbështetje nga ajri.

Në Lurë janë angazhuar rreth 50 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga dy avionë dhe një automjet zjarrfikës. Sipas të dhënave të fundit nga terreni, situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm dhe flakët nuk paraqesin rrezik për banesat përreth.

Edhe në Malin e Dajtit po vijon ndërhyrja për izolimin e vatrave. Rreth 50 efektivë të tjerë janë përfshirë në operacion, ndërsa puna nga ajri po mbështetet nga dy helikopterë të Forcës Ajrore.

Ndërkohë, vatra përgjatë aksit Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër është raportuar nën kontroll. Forcat në terren po vijojnë monitorimin e zonës dhe ndërhyrjet për të parandaluar riaktivizimin ose përhapjen e flakëve.

Deri në këto momente, autoritetet bëjnë me dije se nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë për zonat e banuara. Operacionet do të vijojnë deri në izolimin dhe neutralizimin e plotë të vatrave aktive.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit