

Vlorë – Vdekje e dhimbshme për një burrë në Vlorë pasi mori plumb fatal nga një armë zjarri automatike të tipit Kallashnikov.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 16:00, në fshatin Mallkeq, raporton noa.al duke cituar policinë lokale.
Paraprakisht dyshohet se shtetasi K. B., 69 vjeç është vetëvrarë me armë zjarri automatik, në oborrin e banesës së tij.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se 69-vjeçari vuante nga depresioni.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






