

ERSEKË – Një automjet është shkrumbuar nga flakët në aksin Qafë-Qarri–Ersekë, ndërsa zjarri është përhapur me shpejtësi në terrenin përreth, duke djegur mbi katër hektarë kullota dhe bimësi të ulët.
Shoferi ka mundur të dalë nga makina pa pësuar lëndime, përpara se flakët ta përfshinin plotësisht automjetin.
Zjarri nuk mbeti i kufizuar vetëm te makina. Flakët kaluan në anën tjetër të rrugës dhe përfshinë sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi, duke rrezikuar përhapjen e mëtejshme në zonën përreth.
Për shuarjen e zjarrit u angazhuan dy mjete zjarrfikëse të shërbimit të Kolonjës. Ekipet në terren arritën të vënë nën kontroll vatrën dhe të shmangin avancimin e flakëve drejt një linje të tensionit të lartë pranë vendit të ngjarjes.
Nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, po verifikohen shkaqet që çuan në përfshirjen e automjetit nga flakët.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






