Transmetuar më 16-08-2026, 17:25

VLORË – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas zjarrit që përfshiu një hotel në Vlorë në orët e para të mëngjesit, ku mbetën të lënduar katër shtetas të Kosovës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kurti tha se institucionet e Kosovës po ndjekin nga afër situatën dhe janë në komunikim me autoritetet shqiptare për gjendjen shëndetësore të të prekurve.

Sipas tij, tre nga shtetasit e Kosovës janë transportuar në Tiranë për të marrë trajtim më të specializuar, ndërsa personi i katërt po trajtohet në spitalin e Vlorës.

“Jemi të tronditur nga lajmi dhe po e monitorojmë nga afër gjendjen e qytetarëve tanë, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse në Shqipëri”, deklaroi Kurti.

Kryeministri i Kosovës u ka uruar të lënduarve shërim të shpejtë dhe të plotë.

Zjarri në hotel u raportua gjatë orëve të hershme të mëngjesit, ndërsa autoritetet shqiptare po vijojnë verifikimet për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Reagimi:

"Sot, në orët e hershme të mëngjesit, një zjarr përfshiu një hotel në Vlorë, ku si pasojë u lënduan katër shtetas të Republikës së Kosovës, tre prej të cilëve po marrin trajtim spitalor në Tiranë dhe një në Vlorë.

Jemi të tronditur nga lajmi dhe po e monitorojmë nga afër gjendjen e qytetarëve tanë, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse në Shqipëri. Të lënduarve u dëshiroj shërim të shpejtë dhe të plotë.", shkruan Kurti.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit