

Aksident në Durrës, përmbyset një automjet dhe plagosen dy persona
DURRËS – Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin “Mars 91”, përballë parkimit publik pranë Stacionit të Trenit në Durrës.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa si pasojë e përplasjes njëri prej tyre është përmbysur në rrugë. Dy persona, burrë e grua, kanë mbetur të plagosur.
Për nxjerrjen e çiftit nga automjeti i përmbysur kanë ndërhyrë efektivë të policisë dhe kalimtarë të rastit.
Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, e cila ka transportuar të lënduarit drejt Spitalit Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore.
Sipas burimeve nga vendngjarja, dyshohet se një automjet tip BMW ka goditur nga pas mjetin që më pas është përmbysur. Kjo dinamikë mbetet ende për t’u konfirmuar zyrtarisht.
Grupi hetimor ka nisur veprimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






