

Një udhëtim turistik në Shqipëri mori një kthesë të papritur për Joule Sullivan, 44-vjeçarin australian, ish-ushtarak dhe profesionist me përvojë ndërkombëtare në fushën e sigurisë, i cili prej vitesh jeton dhe ushtron aktivitetin e tij si sipërmarrës në Dubai.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Joule u përfshi në një aksident me motoçikletë, si pasojë e të cilit pësoi një frakturë serioze të tibisë së majtë. Pas vlerësimit fillestar mjekësor në Vlorë, ai iu drejtua Spitalit Amerikan 3, ku vijoi trajtimin e specializuar ortopedik.
Pas ekzaminimeve dhe vlerësimit të detajuar nga specialistët, u vendos që pacienti t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale për reduktimin e frakturës dhe fiksimin e brendshëm të saj.
Operacioni u krye nga Dr. Ledian Fezollari dhe ekipi i Ortopedisë në Spitalin Amerikan 3 dhe përfundoi me sukses. Pas ndërhyrjes, pacienti nisi fazën e rikuperimit, nën kujdesin e ekipit mjekësor dhe me asistencën e specialistëve të fizioterapisë.
Pavarësisht se një aksident i papritur i ndërpreu pushimet në Shqipëri, trajtimi i specializuar dhe ndërhyrja në kohë i dhanë Joule mundësinë të nisë procesin e rikuperimit.
Në një dëshmi të tij, Joule ndan përvojën e trajtimit në Spitalin Amerikan 3, duke vlerësuar kujdesin e marrë dhe profesionalizmin e ekipit mjekëso
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






