Transmetuar më 16-08-2026, 14:27

DIBËR – Zjarret që prej pesë ditësh po përfshijnë masivin pyjor të Parkut Kombëtar të Lurës kanë vënë në lëvizje edhe Prokurorinë e Dibrës. Kryeprokurori Abaz Muça ka mbërritur në zonën e prekur për të ndjekur nga afër situatën dhe zhvillimet e hetimit.

Përveç përpjekjeve për neutralizimin e flakëve, autoritetet po hetojnë edhe pistën e zjarrvënies së qëllimshme. Dyshimet janë ngritur për disa prej vatrave që kanë përfshirë territorin e parkut, ndërsa po mblidhen prova për të përcaktuar nëse zjarret kanë qenë të qëllimshme.

Në terren vijojnë të jenë të angazhuara forca të shumta nga strukturat shtetërore, të cilat po punojnë për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve në masivin pyjor.

Në kuadër të hetimeve, priten edhe shoqërime të personave të dyshuar për zjarrvënie. Megjithatë, deri në këto momente nuk ka të dhëna zyrtare për persona të arrestuar.

Prokuroria pritet të verifikojë rrethanat në të cilat kanë nisur vatrat e zjarrit, ndërsa hetimi do të synojë përcaktimin e përgjegjësive për dëmet e shkaktuara në Parkun Kombëtar të Lurës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit