Transmetuar më 16-08-2026, 13:51

CËRRIK – Një tjetër vatër zjarri është regjistruar mesditën e kësaj të diele në qytetin e Cërrikut, duke përfshirë një parcelë me sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj në Lagjen Nr. 1.

Zjarri është konstatuar rreth orës 12:45, ndërsa për shkak të përmasave të flakëve dhe afërsisë me zonat e banuara, në terren janë angazhuar forca dhe mjete të shumta të MZSH-së së Bashkisë Cërrik.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të mbjellë me ullinj në periferi të qytetit. Pranë parcelës ndodhen disa banesa, duke rritur rrezikun e përhapjes së zjarrit, veçanërisht për shkak të temperaturave të larta dhe kushteve të favorshme për përhapjen e flakëve.

Shërbimet zjarrfikëse po punojnë për vënien nën kontroll të situatës dhe po monitorojnë zonën për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt banesave dhe sipërfaqeve të tjera me bimësi.

Rënia e zjarreve ka qenë e shpeshtë gjatë kësaj vere në territorin e Bashkisë Cërrik, duke mbajtur në angazhim të vazhdueshëm shërbimet zjarrfikëse lokale.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit