

FUSHË-KRUJË – Janë publikuar pamjet nga banesa dhe automjeti i Ylli Zallës, pas shpërthimit me lëndë të dyshuar plasëse gjatë natës në fshatin Zall të Fushë-Krujës.
Në pamjet e publikuara, automjeti tip “Benz” shfaqet i shkrumbuar plotësisht, duke pësuar dëmet më të mëdha nga shpërthimi dhe zjarri që pasoi.
Edhe banesa ka pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale. Në pjesë të ndryshme të saj dallohen xhama të thyer, tjegulla të rrëzuara dhe dëmtime të tjera në strukturë, të shkaktuara nga fuqia e shpërthimit.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave. Ekspertët po analizojnë provat e mbledhura në vendngjarje për të përcaktuar mënyrën e vendosjes së lëndës plasëse dhe autorësinë e saj.


Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






