

Burri 42 vjeçar shqiptar që akuzohet se i mori jetën partneres së tij italiane duke i shkaktuar vuajtje fizike, është lokalizuar në Bari.
E.M., 42 vjeç, shtetas shqiptar me banim në Itali u kap në port teksa po tentonte të futej në traget për tu larguar në drejtim të Shqipërisë, raporton noa.al.
Policia lokale tha se e ka shoqëruar 42 vjeçarin, emrin e të cilit nuk e publikoi dhe po e merr në pyetje në lidhje me vdekjen më herët sot të 46 vjeçares italiane Ornella Forastefano.
E ndjera, u gjet e vdekur pranë repartit të urgjencës së Spitalit Trebisacce, në zonën e Kozencës, duke cituar agjencinë partnere italiane të lajmeve, Adnkronos.
"Përpara se të mbërrinin në spitalin Trebisacce, çifti ndaloi në shërbimin e urgjencës mjekësore të Amendolarës. Më pas, ishte i njëjti partner që shoqëroi Ornella Forastefano-n në spitalin Trebisacce. Megjithatë, pasi e çoi në urgjencë, burri dyshohet se u zhduk", citon noa.al një raport të medias italiane.
Gruaja 46-vjeçare pësoi lëndime të rënda dhe trauma të shumëfishta, ndoshta të shkaktuara nga një rrahje, dhunë që e la pa asnjë shans për mbijetesë, raporton media italiane.
Ornella Forastefano ishte motra e Domenico Forastefano dhe vajza e Pasquale Forastefano, një figurë e krimit të organizuar që aktualisht po vuan dënimin me burg.
Reagon bashkia:
"Në një ditë feste për komunitetin tonë, me hidhërim mësuam për një incident të rëndë që ndodhi gjatë natës në Amendolara.
Bashkia e Trebisacce-s shpreh ngushëllimet e saj më të thella për ndarjen tragjike nga jeta të Ornella Forastefano-s, vdekja e së cilës duket se i atribuohet rrethanave që ende po hetohen nga autoritetet kompetente.
Ndërsa hetuesit presin sqarime të plota mbi rrethanat e incidentit, Administrata Bashkiake u shpreh ngushëllimet e saj më të thella fëmijëve të viktimës dhe i gjithë komuniteti i Trebisacce-s shpreh ngushëllimet e saj më të thella."
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






