Transmetuar më 16-08-2026, 12:14

ITALI – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një 46-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se është dhunuar brutalisht nga partneri i saj, E.M., 42 vjeç, shtetas shqiptar, konfirmon noa.al.

Viktima është identifikuar si Ornella Forastefano. Ajo është dërguar në spital me plagë të rënda, por pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve të marra.

Sipas mediave italiane, rrethanat se si 46-vjeçarja ka mbërritur në spital ende nuk janë të qarta.

Forastefano dyshohet se është lënë pranë hyrjes së spitalit dhe më pas është konstatuar nga stafi mjekësor, i cili ka ndërhyrë për t’i dhënë ndihmën e parë.

Pas ngjarjes, policia italiane ka nisur kërkimet për partnerin e saj, një 42-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se është autori i dhunës.

Pak më parë media italiane raportoi se 42 vjeçari shqiptar është lokalizuar në Bari dhe është shoqëruar nga policia lokale. Ai u gjet në portin e Barit gati për tu larguar në drejtim të Shqipërisë.

Hetuesit po punojnë për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes, për të përcaktuar rrethanat e sakta të dhunës dhe për të lokalizuar të dyshuarin.

Kush ishte e ndjera

Ornella Forastefano, 46 vjeçe, i përkiste familjes Forastefano të Sibaritidës, në Kalabri. Sipas rindërtimeve të para të ngjarjes, ajo ishte motra e Domenico Forastefanos dhe vajza e Pasquale Forastefanos, i cili ndodhet në regjimin e posaçëm të burgimit 41-bis.

41-bis: regjimi më i rreptë i burgimit në Itali, i përdorur kryesisht për të izoluar bosët mafiozë.

Emri i Forastefanos ishte shfaqur edhe më herët në një çështje pasurore të lidhur me operacionin “Omnia”. Në vitin 2023, Gjykata e Apelit në Catanzaro revokoi konfiskimin e një magazine tregtare dhe të një trualli të regjistruar në emër të saj, duke urdhëruar kthimin e pasurive.

Në atë procedim, Ornella Forastefano rezultonte jashtë procesit dhe nuk kishte qenë e hetuar.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit