Transmetuar më 16-08-2026, 11:25

VLORË – Janë bërë publike identitetet e gjashtë personave që mbetën të lënduar nga zjarri i fuqishëm që përfshiu në orët e para të mëngjesit hotelin “Brooklyn”, në Lungomaren e Vlorës.

Të lënduarit janë kryesisht të rinj, të moshave nga 20 deri në 30 vjeç. Sipas të dhënave të bëra publike, ata janë:

Ndorina Rexhepi, 25 vjeç

Arlinda Rexhepi, 27 vjeç

Erza Grainca, 21 vjeç

Aldo Kasimi, 30 vjeç

Ana Dyrmishi, 25 vjeç

Luan Saliu, 21 vjeç

Zjarri ka rënë sot rreth orës 04:05, në ambientet e brendshme të hotelit, në lagjen “10 Korriku”. Sipas hetimeve paraprake, flakët dyshohet se kanë nisur në ambientet e restorantit dhe më pas janë përhapur në pjesën tjetër të godinës.

Për t’u shpëtuar flakëve, disa prej pushuesve janë detyruar të dalin nga ballkonet, duke pësuar fraktura dhe dëmtime të tjera trupore.

Sipas Policisë, pesë prej të lënduarve janë transportuar në Tiranë, në Spitalin e Djegieve, për të marrë trajtim të specializuar, ndërsa një tjetër po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës. Dy prej të lënduarve kanë pësuar djegie të konsiderueshme në trup.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, hetuesit dyshojnë se zjarri ka qenë aksidental. Flakët dyshohet se janë shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të një frigoriferi që ndodhej në ambientet e restorantit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e rrethanave që çuan në rënien e zjarrit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit