Transmetuar më 16-08-2026, 10:56

FUSHË-KRUJË – Dalin detaje të reja nga shpërthimi me lëndë të dyshuar plasëse që ndodhi gjatë natës në fshatin Zallë të Fushë-Krujës.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, lënda plasëse ishte vendosur në derën e banesës së shtetasit Ylli Zalla. Shpërthimi ka shkaktuar dëmtime në banesë, ndërsa më pas flakët kanë përfshirë edhe automjetin e pronarit, i cili ishte i parkuar pranë banesës.

Automjeti është djegur plotësisht, ndërsa ngjarja ka shkaktuar panik te banorët e zonës, për shkak të fuqisë së shpërthimit dhe zjarrit të shkaktuar pas tij.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Ekspertët po punojnë për mbledhjen e provave materiale dhe dokumentimin e plotë të vendit të ngjarjes.

Paralelisht, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve, ndërsa po punohet edhe për zbardhjen e motiveve që qëndrojnë pas këtij sulmi.

Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse ka persona të lënduar nga shpërthimi.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit