Transmetuar më 16-08-2026, 10:53

FUSHË-KRUJË – Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar gjatë natës në fshatin Zallë të Fushë-Krujës.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, lënda e dyshuar plasëse është vendosur në derën e banesës së shtetasit Ylli Zalla. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe automjetin në pronësi të tij, i cili ishte i parkuar pranë banesës.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e provave, identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.

Policia vijon hetimet për të përcaktuar nëse sulmi ka qenë i qëllimshëm dhe për të identifikuar personat përgjegjës.

Njoftimi i Policisë:

“Gjatë natës, në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, në derën e banesës së shtetasit Y. Z., dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale, si dhe ka marrë flakë dhe është djegur automjeti në pronësi të këtij shtetasi, i cili ishte i parkuar pranë banesës. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.”

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit