

SARANDË – Shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli, është dhunuar fizikisht pas një konflikti me disa persona në qytet. Ngjarja është regjistruar në rrethana që ende nuk janë bërë të plota, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e saj.
Sipas informacioneve paraprake, Bakalli është përfshirë në një konflikt fizik me disa persona, të cilët ende nuk janë identifikuar. Si pasojë e dhunës, ai ka marrë dëmtime në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit.
Mëngjesin e sotëm, Bakalli është paraqitur në spital, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ai raportohet se ka pasur hematoma në zonën e syrit dhe lëndime të tjera, ndërsa pas trajtimit ka lënë ambientet e spitalit.
Policia ka nisur hetimet për të dokumentuar ngjarjen, si dhe për të përcaktuar shkaqet, rrethanat dhe personat e përfshirë në konflikt.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






