Transmetuar më 16-08-2026, 10:35

TIRANË – Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion të përditësuar për gjendjen shëndetësore të personave të lënduar nga zjarri që përfshiu hotelin “Brooklyn” në Vlorë.

Sipas njoftimit zyrtar, tre persona janë paraqitur në QSUT, ku po marrin trajtim mjekësor. Njëra prej pacienteve paraqitet në gjendje të rënduar për shkak të përqindjes së lartë të djegieve dhe kërkon monitorim e kujdes të vazhdueshëm nga stafi mjekësor. Pacienti tjetër paraqitet klinikisht më i qetë dhe po ndiqet nga mjekët.

Ndërkohë, dy paciente të tjera po marrin trajtim në Spitalin Universitar të Traumës, pasi kanë pësuar dëmtime të shumta.

Njëra prej tyre është në gjendje të stabilizuar dhe vijon të jetë nën kujdesin e stafit mjekësor. Edhe pacientja tjetër paraqitet aktualisht e stabilizuar, por për shkak të dëmtimeve të marra do të mbahet nën monitorim intensiv dhe të vazhdueshëm.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ekipet mjekësore po ndjekin në mënyrë të vazhdueshme gjendjen e të lënduarve dhe po ofrojnë trajtimin e nevojshëm.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit