Transmetuar më 16-08-2026, 09:28

Një zjarr i rënë në orët e para të mëngjesit në ambientet e hotelit Brooklyn në Vlorë ka lënë të lënduar gjashtë pushues, pesë prej të cilëve shtetas të Kosovës.

Sipas informacionit paraprak të Policisë së Vlorës, zjarri është regjistruar rreth orës 04:05 në lagjen “10 Korriku”, në ambientet e brendshme të një hoteli në pronësi të shtetases M. A.

Si pasojë e flakëve janë lënduar gjashtë pushues, pesë shtetas të Kosovës dhe një shtetas nga Rrësheni.

Pesë prej të dëmtuarve janë transportuar drejt Spitalit të Djegieve në Tiranë për trajtim të specializuar. Policia bën të ditur se dy prej tyre kanë pësuar djegie të konsiderueshme në trup. Ndërkohë, një tjetër person po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Zjarri ka shkaktuar gjithashtu dëme materiale në ambientet e hotelit.

Nga veprimet e para hetimore, përfshirë këqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, policia ka arritur në përfundimin paraprak se zjarri ka qenë aksidental.

Sipas autoriteteve, flakët dyshohet se kanë nisur nga djegia e prizës elektrike të një frigoriferi që ndodhej në ambientet e restorantit të hotelit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit