Transmetuar më 16-08-2026, 08:48

VLORË – Një i ri nga Polonia ka rrëfyer momentet e para të zjarrit që përfshiu një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë, në orët e para të mëngjesit.

Sipas dëshmisë së tij, gjithçka nisi rreth orës 04:00, kur në ambientet e hotelit u ndje një erë e pazakontë dhe më pas u dëgjuan të bërtitura.

“Ndjemë një erë të çuditshme dhe dëgjuam të bërtitura. Ishte ora rreth 4, pastaj dolëm në dritare dhe pamë çfarë po ndodhte. Kishte njerëz që kërkonin ndihmë”, ka treguar i riu polak.

Pas alarmit, situata u përshkallëzua, ndërsa flakët dhe tymi përfshinë ambientet e hotelit. Në vendngjarje mbërritën forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat ndërhynë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin.

Sipas informacioneve paraprake, gjashtë persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje më të rënduar dhe kanë kërkuar trajtim të specializuar mjekësor.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit