Transmetuar më 16-08-2026, 07:55

VLORË – Një prej pushuesve nga Kosova, i cili mbeti i plagosur nga zjarri që përfshiu një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë, ka rrëfyer momentet e frikës gjatë ngjarjes.

Nga barela në spital, i riu tha se gjithçka ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, kur ai dhe personat e tjerë që ndodheshin në hotel kanë konstatuar praninë e tymit.

Sipas dëshmisë së tij, ata dolën në korridor, por situata u përkeqësua shpejt. Për shkak të flakëve, u kthyen në dhomë dhe më pas dolën në ballkon, nga ku u detyruan të hidhen për të shpëtuar.

“Ishim në gjumë në orën 4 të mëngjesit, nuk e di. Dolëm në korridor, pamë shumë tym. Mbyllëm derën, shkuam në ballkon, flakë. Kërcyem nga ballkoni, kam rënë në beton, a nuk e di”, rrëfeu ai.

Zjarri në hotel ka shkaktuar 7 të plagosur, ndërsa tre prej tyre janë transportuar drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Katër të tjerë ndodhen në spital, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia dhe strukturat e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa vijojnë hetimet për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit dhe rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit