Transmetuar më 16-08-2026, 07:47

VLORË – Një zjarr ka përfshirë në orët e para të mëngjesit një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë, duke shkaktuar plagosjen e shtatë personave.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur në katin e parë të godinës dhe më pas janë përhapur në katin e dytë dhe në fasadën e objektit.

Për t’u shpëtuar flakëve dhe tymit, disa prej personave që ndodheshin brenda godinës janë detyruar të dalin nga dritaret, duke pësuar dëmtime.

Të shtatë të plagosurit janë transportuar për në spital. Tre prej tyre, për shkak të gjendjes më të rënduar shëndetësore, janë nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar, ndërsa katër të tjerë ndodhen në sallën e operacionit.

Sipas të dhënave paraprake, gjashtë prej të dëmtuarve janë shtetas shqiptarë nga Kosova, ndërsa një tjetër është nga Rrësheni.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe strukturat e emergjencës, ndërsa kanë nisur hetimet për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të zjarrit.

Autoritetet pritet të japin më shumë informacion në vijim lidhur me gjendjen shëndetësore të të plagosurve dhe shkaqet që çuan në përhapjen e flakëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit