

Një i ri shqiptar nga Kosova, përballet me 12 aktakuza për vepra penale, pas një kalvari me drejtësinë të cilin ai e ka nisur që kur ishte ende i mitur, 16 vjeç.
Deri sot ai rezultonte person në kërkim për një vrasje të mbetur në tentativë, raporton noa.al.
Arratia ka marrë fund sepse pak orë pasi e paralajmëroi, u dorëzua në policinë e Pejës.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi tha: “I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit policorë; do të ndalohet për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit. Brenda afatit ligjor do të ndërmerren veprimet e nevojshme".
Dorëzimi erdhi pasi Vezir Haziraj, ishte i dyshuar pas të shtënave me armë zjarri më 7 gusht 2026 në Orrobërdë të Istogut, ku mbeti i plagosur një person.
"I dyshuari Vezir Haziarj, duke e pa se nuk kishte mundёsi largimi ёshtё dorёzuar dhe gjithçka ka shkuar pa ndonjё incident”-, tha policia e Kosovës.
Siç raporton Klan Kosova, në vitin 2018, Veziri u dënua me 6 vjet e 6 muaj burgim për tentim-vrasje të rëndë ndaj të dashurës 17-vjeçare, të cilën e kishte goditur me thikë.
Në atë ngjarje, i riu u akuzua se e qëlloi Majlindës 14 herë me thikë. Vajza qëndroi në koma më shumë se një javë para se të stabilizohet.
Në vijim Veziri ishte dënuar me 4 muaj burg për arratisje.
Sakaq ai mori dhe një tjetër dënim me 4 muaj burgim për vepër penale gjatë qëndrimit në burg.
Aktakuzat e tjera lidhen kryesisht me vjedhje të lehta dhe të rënda, ndërsa disa raste të ngritura që nga viti 2016 nuk janë gjykuar.
Sakaq i riu doli me një mesazh publik ku paralajmëron se di të vetëdorëzohet:
Ndërsa më herët, 6 ditë më parë, doli dhe me një videoselfie ku shpjegon ngjarjet që e përfshijnë:

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






