

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në rrugën “Sheshi i Arbërit” në Prishtinë, raporton noa.al.
Ngjarja ndodhi në rrethana të paqarta, autori hapi zjarr me një armë dhe menjëherë më pas u largua me një Mercedes Benz të zi.
Portali i Kosovës, Sinjali, thotë se i plagosuri është Arben Demolli, i cili pas ngjarjes është nisur me urgjencë drejt QKUK-së për trajtim mjekësor.
Sipas informacioneve të para, Demolli është qëlluar me armë zjarri në rrethana që ende po hetohen, ndërsa personi i dyshuar është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një Mercedes të zi, në drejtim të panjohur, raportohet për ngjarjen.
Njësitet policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur kërkimet për lokalizimin e të dyshuarit.
Në vendin e krimit është gjetur edhe një armë zjarri, e cila është sekuestruar në kuadër të veprimeve hetimore. Dyshimet janë se autori e ka flakur armën dhe është larguar, por kjo mbetet të sqarohet nga hetimet në zhvillim.
Kohët e fundit ka një shtim të ngjarjeve kriminale edhe në Kosovë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






