Transmetuar më 15-08-2026, 23:40

“Besa e diasporës” është mesazhi që protestuesit kanë shkruar me germa të mëdha në bulevard gjatë protestës së 77-të në Tiranë.

Mesazhi është drejtuar Kryeministrit Edi Rama dhe, sipas protestuesve, shpreh vendosmërinë e tyre për të vijuar qëndresën dhe për të kërkuar ndryshime politike.

Krahas mesazhit të diasporës, në një pankartë gjigante të vendosur gjatë protestës është shfaqur edhe slogani i studentëve: “Ju erdhi fundi!”

Protesta e mbrëmjes së 15 gushtit vijoi me marshimin e qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas grumbullimit fillestar në sheshin “Skënderbej” dhe qëndrimit para Kryeministrisë.

Kjo protestë shënoi ditën e 77-të të mobilizimit, ndërsa pjesëmarrësit kanë përsëritur kërkesat e tyre për ndryshime politike dhe dorëheqjen e kryeministrit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit