Transmetuar më 15-08-2026, 22:59

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Bukosh–Savrovë, në Suharekë, ku ka humbur jetën një 29-vjeçare.

Viktima është identifikuar, ajo është Arijeta Rexhep Luzha, 29 vjeçe, nga fshati Vraniq i Suharekës.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka ndodhur pas përplasjes së dy automjeteve.

Përveç 29-vjeçares që humbi jetën, një person tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, familjarët kanë njoftuar se varrimi i të resë do të zhvillohet nesër, më 16 gusht, në orën 15:00, në varrezat e fshatit Vraniq.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit tragjik.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit