Transmetuar më 15-08-2026, 22:56

Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të shtune Fabrikën e Dekorimit në Gjakovë.

Ngjarja është raportuar rreth orës 16:00, ndërsa sipas Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë, zjarri ka rënë në mbetjet e bykut të vendosura në kazanët e fabrikës.

Pas marrjes së njoftimit, ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë arritur të lokalizojnë situatën.

Ndërhyrja e shpejtë ka parandaluar përhapjen e flakëve në pjesët e tjera të objektit.

Deri në këtë fazë nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa rrethanat e sakta të rënies së zjarrit mbeten për t’u përcaktuar.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit