

Banorët e Divjakës kanë vijuar për të 16-tën ditë radhazi protestën kundër reformës territoriale, duke kërkuar ruajtjen e statusit të Bashkisë Divjakë.
Protesta e mbrëmjes së sotme është zhvilluar në një format ndryshe nga tubimet e mëparshme. Organizatorët kanë zgjedhur që në qendër të saj të vendosin traditën dhe vlerat historike e kulturore të zonës.
Në kuadër të protestës u organizua një mini-koncert me këngë dhe valle tradicionale, të trashëguara brez pas brezi.
Pas përfundimit të aktivitetit artistik, protestuesit vijuan me fjalime dhe më pas marshuan në rrugët e qytetit, duke përsëritur thirrjen “Divjaka Bashki”.
Në përfundim të tubimit, organizatorët u bënë thirrje qytetarëve që të bashkohen në numër edhe më të madh në protestën e radhës, duke paralajmëruar vijimin e qëndresës kundër reformës territoriale.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






