Transmetuar më 15-08-2026, 22:19

Protesta në Tiranë ka vijuar edhe këtë mbrëmje, duke shënuar ditën e 77-të të qëndresës, ndërsa qytetarët kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit me thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike.

Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje si “Arrestoni Ramën”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Ju erdhi fundi”.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, ndërsa mesazhet e tyre janë shoqëruar edhe me kërkesa për ndryshime të thella në sistemin politik.

Në protestën e mbrëmjes së sotme është shprehur gjithashtu mbështetja e diasporës shqiptare për lëvizjen e protestuesve në Tiranë.

Marshimi ka vijuar me thirrje të tjera kundër figurave politike, mes tyre “Rama në burg, Berisha në burg”, ndërsa protestuesit deklarohen të vendosur për të vijuar qëndresën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Protesta e sotme vjen në një klimë të tensionuar politike, ndërsa pjesëmarrësit kërkojnë largimin e qeverisë dhe ndryshimin e sistemit politik.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit