

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të ditës së 77-të të protestës kundër qeverisë.
Gjatë marshimit, qytetarët kanë shpalosur flamurin kuq e zi, ndërsa kanë vijuar me thirrje kundër Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.
“Poshtë komunistët”, “Ju erdhi fundi”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “O milet, Rama ka siklet” janë disa prej sloganeve të dëgjuara gjatë protestës.
Protestuesit shprehen të vendosur për të vijuar qëndresën, ndërsa dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama mbetet kërkesa kryesore e tyre.
Marshimi vijon në rrugët e kryeqytetit, pas grumbullimit të qytetarëve në sheshin “Skënderbej” dhe qëndrimit përpara Kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime dhe u përsëritën thirrjet kundër qeverisë.
Protesta e sotme shënon ditën e 77-të të mobilizimit të qytetarëve, ndërsa nuk raportohet për ndryshim të kërkesës kryesore të protestuesve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






