Transmetuar më 15-08-2026, 21:08

Gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e sotme në Tiranë, një prej protestuesve deklaroi se qytetarët do të vijojnë rezistencën deri në largimin e qeverisë.

Në fjalën e tij para protestuesve, ai tha se ditët e qeverisë së Edi Ramës, sipas tij, janë të numëruara dhe se vendi duhet t’i besohet një brezi të ri.

“Do rezistojmë derisa kjo qeveri të bjerë poshtë. Ditët i ka të numëruara. Edi Rama nuk do të ketë të gjatë. Rinia do ta marrë udhëheqjen dhe do të krijojë një qeveri që t’i shërbejë popullit”, u shpreh protestuesi.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të vijojnë të qëndrojnë të bashkuar deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Prandaj vazhdoni të qëndroni, të qëndrojmë bashkë derisa të arrijmë atë ditë”, përfundoi ai.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit