Transmetuar më 15-08-2026, 20:20

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë këtë të shtunë në ditën e 77-të, ndërsa protestuesit janë mbledhur sërish në qendër të kryeqytetit kundër qeverisë.

Tubimi nisi pas orës 19:00 në sheshin “Skënderbej”, ku pjesëmarrësit hodhën slogane kundër qeverisë, mes tyre “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re” dhe “Rama jep dorëheqjen”.

Pas grumbullimit në shesh, protestuesit marshuan në drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe u ndalën përpara Kryeministrisë.

Përpara godinës së qeverisë vijuan fjalimet dhe thirrjet kundër Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale mbetet kërkesa kryesore e protestuesve.

Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit pritet të vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës së 77-të radhazi.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit