Transmetuar më 15-08-2026, 19:26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Xhenova, Itali, ku një 36-vjeçar ka goditur me thikë motrën e tij 18-vjeçare dhe më pas ka rënë nga dritarja e katit të pestë të një pallati, duke humbur jetën.

Ngjarja është regjistruar në Largo San Francesco da Paola, në lagjen San Teodoro, pak para orës 14:00.

Sipas raportimeve paraprake të mediave italiane, 26-vjeçari ishte përfshirë në një konflikt me motrën e tij, gjatë të cilit e ka goditur me thikë. E reja ka marrë plagë dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas sulmit, 26-vjeçari ka rënë nga dritarja e banesës dhe ka humbur jetën në vendngjarje. Për momentin, nuk është bërë e qartë nëse rënia ka qenë e qëllimshme apo ka ndodhur aksidentalisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë karabinierët, ekipet e urgjencës së shërbimit 118, si dhe zjarrfikësit.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe rrethanat që çuan në konfliktin mes dy vëllait dhe motrës.

Sipas rindërtimeve të para të hetuesve, sherri dyshohet se ka shpërthyer rreth orës së drekës brenda banesës në katin e gjashtë. Në kulmin e debatit, djali 36-vjeçar e ka goditur disa herë me thikë motrën e tij vetëm 18 vjeçe. Në shtëpi ndodhej edhe nëna.

Menjëherë pas agresionit, i riu është mbyllur brenda dhomës së tij të gjumit, më pas ka rënë nga dritarja e katit të gjashtë. Gjithçka të çon në përfundimin se bëhej fjalë për një veprim të qëllimshëm, megjithëse hetimet janë ende në vazhdim për të konfirmuar sekuencën e saktë të ngjarjeve.

Për 36-vjeçarin, personeli mjekësor nuk ka mundur të bëjë gjë tjetër veçse të konstatonte vdekjen. Vajza, ndërkohë, është ndihmuar me urgjencë dhe është transportuar në spital: fatmirësisht, plagët e marra nga goditjet me thikë kanë rezultuar sipërfaqësore dhe e reja nuk është në rrezik për jetën.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit