

Producenti Petrit Bozo, i cili ndodhet nën hetim për aksidentin tragjik ku humbi jetën një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi.
Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Bozos, duke zëvendësuar “Arrestin në burg” me “Arrest në shtëpi”.
Vendimi parashikon lirimin e menjëhershëm të producentit nga qelia, ndërsa hetimet për rrethanat e aksidentit vijojnë.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 25 maj 2026, rreth orës 08:00, në aksin nacional Elbasan–Librazhd, pranë shkollës së fshatit Mengël.
Sipas dëshmive të mbledhura në vendngjarje, fëmija po kalonte rrugën së bashku me nënën, kur në një moment dyshohet se i është shkëputur vëmendjes së saj dhe ka përfunduar nën rrotat e automjetit që drejtohej nga Bozo.
Pavarësisht përpjekjeve për shpëtimin e tij, 7-vjeçari humbi jetën si pasojë e përplasjes.
Ndërkohë, ndryshimi i masës së sigurisë nuk përbën vendim përfundimtar mbi përgjegjësinë penale të të pandehurit, ndërsa çështja vijon të jetë në proces hetimi dhe gjykimi.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






