Transmetuar më 15-08-2026, 18:25

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 52-vjeçar, të dyshuar si autor i atentatit të dështuar ndaj 50-vjeçarit Mir Bitoci, ngjarje e ndodhur mesditën e së shtunës në lagjen “28 Nëntori”.

I arrestuari është identifikuar si Poli Boriçi, 52 vjeç.

Sipas policisë, rreth orës 13:00 u raportua se në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “28 Nëntori”, një person kishte tentuar të vriste me armë zjarri 50-vjeçarin, i identifikuar zyrtarisht me inicialet E. K. (Ermir Bitoci, alias Ermir Këndezi.)

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë organizuan menjëherë operacionin për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Në kuadër të operacionit të koduar “Reagimi”, uniformat blu arritën të identifikojnë dhe arrestojnë 52-vjeçarin.

Gjatë veprimeve policore u gjet dhe u sekuestrua edhe një pistoletë, e cila dyshohet se është arma e përdorur në tentativën për vrasje.

Hetimet po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe dokumentimin ligjor të saj.

Deri në përfundim të hetimeve dhe një vendimi gjyqësor të formës së prerë, 52-vjeçari prezumohet i pafajshëm.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit