

Dy automjete u përplasën pranë Urës së Mbrostarit. Dy persona, mes tyre një i mitur, u dërguan me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën
FIER – Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier–Lushnje, në vendin e quajtur Ura e Mbrostarit, ku janë përplasur dy automjete siç shihni foto.
Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Fiat”, i drejtuar nga shtetasi L. Xh., dhe një automjet “Volkswagen”.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur shtetasi E. T. dhe djali i tij i mitur, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Përplasja shkaktoi edhe vështirësi të përkohshme në qarkullimin e automjeteve në zonën e Urës së Mbrostarit.
Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat nisën veprimet për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e aksidentit.
Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale, ndërsa po punohet edhe për normalizimin e plotë të trafikut në aksin Fier–Lushnje.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






