

Pamjet që dolën në rrjet janë të frikshme. Autori sheh që shënjestra i tij nis të largohet nga lokali, ngrihet dhe i sulet nga pas dhe nxjerr armën për ta qëlluar nga pas, një pistoletë.
Por arma befas ngec apo bllokohet, të paktën kështu duket nga pamjet filmike dhe autori vrapon të largohet.
Incidenti ndodhi sot pasdreke në një bar kafe në hyrje te qytetit të Elbasanit, në lagjen Emin Matraxhiu, raporton noa.al.
Autori nuk është identifikuar, por personi që ai i afrohet me armë në dorë, raportohet se është Mir Bitoci, banor i Elbasanit. Në video shihet si autori i vë pistoletën pas koke të riuttjetër, por dështon mesa duket ta qëllojë.
Lokali është në pronësi te kompanisë "GE-OL" SHPK me pronar Olsi Palluqin. GE-OL SHPK ka qenë një prej subjekteve të kontrolluara nga SPAK në kuadër të operacionit që goditi grupin e pastrimit të parave me emra si Eldi Dizdari, Dritan Gjika apo Shpëtim Aliu.
Mir Bitoci nuk jeton në Shqipëri, por jashtë dhe kthehet në Elbasan vetëm gjatë periudhës së verës. Nga ana tjetër, emri i tij ka mbetur i skalitur në qytet për bëmat e viteve ‘97-2000, por që atëherë u largua jashtë vendit dhe nuk rezulton me rekorde të reja.
Ngjarja në Elbasan, momentet kur autori dështon pic.twitter.com/RDo7Zgsndd
— NOA (@noanews) August 15, 2026
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






