

ELBASAN – Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 14:50 të kësaj të shtune në një lokal në qytetin e Elbasanit, ku një person dyshohet se ka kërcënuar me armë zjarri një tjetër.
Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është afruar pranë personit të cilit i është drejtuar arma, duke shkaktuar panik te qytetarët që ndodheshin në lokal.
Raportohet se në momentin që autori ka tentuar të hapë zjarr me armën e tij, ajo ka ngecur.
"Autori mbante një kapelë në kokë, momebte para se të ndërmerrej përpjekja për krim, ai ishte në një tavolinë me një femër. Më pas me armën ka shkuar drejt shënjestrës së tij që ishte ulur në një tavolinë jashtë. Në momentin që tentoi ta vriste, autorit i ngeci arma dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Kjo situatë krijoi momente pasigurie te qytetarët që ndodheshin aty", raportohet nga vendngjarja.
Policia ka nisur hetimet dhe thotë se ka identifikuar autorin, i cili është shpallur në kërkim. Forcat e rendit po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor po mbledh prova dhe dëshmi për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes dhe motivin e mundshëm të konfliktit.
Rrethanat dhe shkaqet e incidentit mbeten ende nën hetim, ndërsa pritet informacion zyrtar nga policia.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






