

KUKËS – Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Rrugën e Kombit, në afërsi të Kukësit.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Mercedes-Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.
Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi, i cili ka pësuar dëmtime në këmbë. Ai është transportuar në urgjencën e Spitalit të Kukësit dhe, sipas të dhënave paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






