

TIRANË – Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, teksa ishte në lëvizje.
Si pasojë e zjarrit, makina është djegur plotësisht. Personat që ndodheshin brenda automjetit kanë arritur të dalin në kohë, duke shmangur çdo pasojë në njerëz.
Flakët, të cilat fillimisht përfshinë automjetin, u përhapën më pas edhe në një pjesë me shkurre në anë të rrugës.
Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
Shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit ende nuk janë të qarta. Ndërkohë, kanë nisur verifikimet për të përcaktuar se çfarë shkaktoi përfshirjen e automjetit nga flakët.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






