Transmetuar më 15-08-2026, 11:49

DIBËR — Ndërhyrja e menjëhershme e forcave të policisë ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale brenda një familjeje në fshatin Majtarë të Dibrës. Një konflikt i dhunshëm mes familjarëve ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Autoritetet bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Demokrat Erebara (34 vjeç), i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij 40-vjeçare. Gjatë kësaj përplasjeje, djali i saj, Fernando Erebara (19 vjeç), ka qëlluar me armë zjarri në ajër me qëllim kanosjen e xhaxhait të tij.

Dibër/ Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti në familje.

Dhunoi kunatën e tij dhe, gjatë konfliktit, djali i saj qëlloi në ajër me armë zjarri, me qëllim kanosjen e xhaxhait të tij, falë ndërhyrjes në kohë të Policisë, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit.

Ndalohet 34-vjeçari që dhunoi kunatën, shpallet në kërkim 19-vjeçari që qëlloi me armë zjarri në ajër, si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë.

Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në një familje në fshatin Majtarë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat dhe përfshirjen në konflikt.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve policore, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit dhe u vu në pranga shtetasi D. E., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka dhunuar kunatën e tij, shtetasen F. E., 40 vjeçe.

Ndërkohë, u shpall në kërkim djali i 40-vjeçares, shtetasi F. E., 19 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri, me qëllim kanosjen e shtetasit D. E., xhaxhait të tij. Vijon puna për kapjen e tij dhe kontrollet për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur gjatë konfliktit.

Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset F. E., 40 vjeçe, dhe A. E., 25 vjeçe, pasi kanë dhunuar njëra-tjetrën, si dhe për shtetasin E. E., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka tentuar të fshehë provat në vendngjarje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit