Transmetuar më 15-08-2026, 11:40

TIRANË — Qarkullimi i automjeteve në aksin kryesor Tiranë–Durrës i është rikthyer normalitetit, pasi Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi përfundimin e ndërhyrjes për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri në Kashar.

Puna në terren u zhvillua gjatë natës, duke u mbyllur përpara afatit të parashikuar. Megjithëse bllokimi i përkohshëm ishte planifikuar deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës me devijim të lëvizjes në korsitë e majta (ndërsa qarkullimi drejt Rinasit mbeti i paprekur), angazhimi me mjete dhe punëtorë të shtuar bëri të mundur hapjen e plotë të autostradës pa krijuar probleme për udhëtarët.

Njoftimi:

Përfundojnë përpara afatit punimet për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri në Kashar!

Falë angazhimit me mjete dhe punëtorë të shtuar punimet për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri në Kashar kanë përfunduar përpara parashikimit, duke mundësuar vijimin normal të qarkullimit në aksin Tiranë–Durrës.

Sot, qarkullimi në aksin Tiranë–Durrës do të vijojë normalisht.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit