Transmetuar më 15-08-2026, 11:20

Një konflikt mes familjarësh në fshatin Majtarë përfundoi me dhunë dhe të shtëna në ajër. Policia arrestoi një person dhe shpalli në kërkim një tjetër. Ndalohet 34-vjeçari shtetasi Demokrat Erebara, që dhunoi kunatën, shpallet në kërkim 19-vjeçari Fernando Erebara, që qëlloi me armë zjarri në ajër

DIBËR – Një konflikt në familje në fshatin Majtarë ka përfunduar me një person të arrestuar, një tjetër të shpallur në kërkim dhe tre të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Sipas Policisë, ngjarja nisi pasi shtetasi Demokrat Erebara, 34 vjeç, dyshohet se ka dhunuar kunatën e tij, shtetasen F. E., 40 vjeçe.

Gjatë konfliktit, djali i 40-vjeçares, shtetasi Fernando Erebara, 19 vjeç, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim kanosjen e xhaxhait të tij.

Policia tha se ndërhyrja e menjëhershme bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

34-vjeçari Demokrat Erebara u arrestua, ndërsa 19-vjeçari Ferdinand Erebara u shpall në kërkim. Autoritetet po vijojnë kontrollet për kapjen e tij dhe për gjetjen e sekuestrimin e armës së përdorur.

Në kuadër të hetimeve janë proceduar në gjendje të lirë edhe F. E., 40 vjeçe, dhe A. E., 25 vjeçe, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj njëra-tjetrës.

Gjithashtu është proceduar E. E., 38 vjeç, i dyshuar se ka tentuar të fshehë prova në vendin e ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit