

KUKËS — Pika kufitare e Morinës është përfshirë këtë të shtunë nga një fluks i jashtëzakonshëm qytetarësh dhe mjetesh, duke regjistruar mbi 35 mijë kalime në ditë mes hyrjeve dhe daljeve. Pavarësisht zbatimit të procedurave të thjeshtuara të kalimit për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës, ngarkesa e lartë ka krijuar herë pas here kolona të gjata automjetesh që shtrihen thellë në territorin e Kosovës.
Sipas autoriteteve, dinamika e lëvizjeve përbëhet nga një dykahësi lëvizjesh:
Një pjesë e qytetarëve nga Kosova po kthehen nga pushimet drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë në Perëndim.
Njëkohësisht, një valë tjetër udhëtarësh po i drejtohet sërish bregdetit shqiptar për të shfrytëzuar fundjavën.
Megjithëse ngarkesa në kufi është e pranishme pothuajse çdo ditë të sezonit veror, ajo intensifikohet ndjeshëm gjatë fundjavave, duke kërkuar angazhim të shtuar të autoriteteve kufitare për përballimin e fluksit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






