Transmetuar më 15-08-2026, 10:14

ROMA/TIRANË — Ka përfunduar pas katër vitesh arratia e 42-vjeçarit shqiptar, i cili fshihej në zonat malore në lindje të vendit, pasi ishte dënuar me vendim të prerë për një sërë vjedhjesh në Itali.

Pas ekstradimit përmes linjës ajrore Rinas–Fiumicino, i dënuari është transferuar në burgun e Viterbos. Ai duhet të vuajë dënimin prej 5 vitesh, 9 muajsh e 5 ditë burg, si dhe të paguajë një gjobë prej 1.640 eurosh.

Kërkimet ndërkombëtare kishin nisur në vitin 2022, kur Prokuroria e Pordenones lëshoi një urdhër për bashkimin e dënimeve për krime të kryera në periudhën 2013–2016. Sipas dosjes hetimore, 42-vjeçari kishte kryer vjedhje në shtëpi pushimi dhe dhoma hotelesh në zonat turistike të Lignano Sabbiadoro, Caorle dhe në Romë.

Një nga sfidat kryesore të autoriteteve ishte identifikimi i tij, pasi ai kishte përdorur sistematikisht shtatë pseudonime dhe dokumente të falsifikuara, përfshirë një kartë identiteti rumune.

Ai u lokalizua dhe u ndalua më 11 mars në portin e Durrësit nën identitetin e Armando Valchizan (së bashku me emra të tjerë si Armando Dervishi, Altin Dervishi etj.). Ekstradimi i tij u finalizua falë bashkëpunimit të ngushtë mes forcave të rendit të dy vendeve dhe koordinimit të zyrave të Interpol Romës dhe Interpol Tiranës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit