

Presidenti i Iranit bëri ironi publike me homologun e tij amerikan Donald Trump kur u shpreh se i ka bërë llogaritë me inteligjencës artificiale, por i dolën gabim dhe u përmbysën.
Masoud Pezeshkian i bëri deklaratat në Konferencën e 11-të Ndërkombëtare të Luftëtarëve në Mërgim.
Ai tha se "megjithëse armiqtë i kanë mbyllur të gjitha rrugët, me ndihmën e Zotit do të hapim rrugë të reja dhe do të gjejmë një mënyrë për t’i shërbyer popullit të Iranit.”
Ndërsa shtoi: "Armiqtë mendonin se, përmes krijimit të pasigurisë dhe presionit, mund ta çonin vendin drejt urisë, plaçkitjes dhe shpërbërjes sociale; por llogaritjet e tyre, të bazuara në të dhënat e inteligjencës artificiale, rrjetet e spiunazhit, elementët e paguar dhe përfaqësuesit e tyre të brendshëm, u përmbysën njëra pas tjetrës. Siç kishte thënë Lideri i ndjerë, populli u ngrit në këmbë dhe u mobilizua, doli në skenë dhe krijoi një barrierë të fuqishme përballë komplotëve.”
Në vijim, ai premtoi: “Megjithëse i kanë mbyllur të gjitha rrugët, me ndihmën e Zotit do të hapim rrugë të reja dhe do të gjejmë një mënyrë për t’i shërbyer Iranit.”
Deklaratat e presidentit të Iranit erdhën pak orë pasi Trump deklaroi se do të shpallë ngushticën e Hormuzit territor amerikan.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






