

TIRANË – Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar datat dhe oraret e pesë javëve të para të kampionatit Abissnet Superiore për sezonin 2026-2027.
Sezoni i ri i elitës së futbollit shqiptar do të nisë më 21 gusht, me përballjen Vllaznia-Skënderbeu, e programuar për t’u luajtur në orën 21:00.
Në javën hapëse do të zhvillohen edhe përballjet Partizani-Teuta, Laçi-AF Elbasani, Dinamo City-Vora dhe Egnatia-Tirana.
Komisioni i Ligave dhe Garave pranë FSHF-së ka përcaktuar gjithashtu programin e katër javëve pasuese, duke zyrtarizuar kalendarin e startit të sezonit të ri.
Java e parë 21 gusht: Vllaznia – Skënderbeu, ora 21:00 22 gusht: Partizani – Teuta, ora 16:00 22 gusht: Laçi – AF Elbasani, ora 16:00 23 gusht: Dinamo City – Vora, ora 18:30 23 gusht: Egnatia – Tirana, ora 21:00 Java e dytë 29 gusht: Partizani – Laçi, ora 16:00 29 gusht: AF Elbasani – Vllaznia, ora 18:30 30 gusht: Teuta – Tirana, ora 21:00 31 gusht: Vora – Egnatia, ora 16:00 31 gusht: Skënderbeu – Dinamo City, ora 18:30 Java e tretë 4 shtator: Egnatia – Skënderbeu, ora 18:30 5 shtator: Laçi – Teuta, ora 16:00 5 shtator: Vllaznia – Partizani, ora 18:30 6 shtator: Tirana – Vora, ora 16:00 6 shtator: Dinamo City – AF Elbasani, ora 18:30 Java e katërt 11 shtator: Skënderbeu – Tirana, ora 18:30 12 shtator: Partizani – Dinamo City, ora 16:00 12 shtator: Teuta – Vora, ora 18:30 13 shtator: Laçi – Vllaznia, ora 16:00 13 shtator: AF Elbasani – Egnatia, ora 18:30 Java e pestë 18 shtator: Vllaznia – Teuta, ora 18:30 19 shtator: Vora – Skënderbeu, ora 16:00 19 shtator: Dinamo City – Laçi, ora 18:30 20 shtator: Tirana – AF Elbasani, ora 16:00 20 shtator: Egnatia – Partizani, ora 18:30
Me këtë program, ekipet e Abissnet Superiore kanë tashmë të përcaktuar kalendarin e pesë javëve të para, teksa sfida hapëse Vllaznia-Skënderbeu do të ngrejë siparin e sezonit të ri më 21 gusht.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






