

Një event i zhvilluar në Selenicës shërbeu për replika live mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të bashkisë Nertil Bellaj duke hedhur romuze me njëri-tjetrin në publik.
Kryebashkiaku Nertil Bellaj, tha: “Kryeministër këtu kemi edhe ujë deti këtu, ujë të kripur. Këto na i ka falur natyra. Ashtu si Labëria e ka famëmadhe historinë, ne si bashki, jemi munduar që për katër vite, famëdhadhe do ta bëjmë edhe bashkinë tonë, duke e çuar bashkinë në një nivel tjetër të turizmit malor dhe lumor. Kemi punuar dhe do të vazhdojmë të punojmë dhe të shohim pastaj se si do shkojnë gjërat”, tha kryebashkiaku i Selenicës.
Fjala e tij pasoi ironinë e Ramës i cili u ndal te fjalimi i kryebashkiakut për gjetjen e ujit të kripur në mal.
“Dua të përshëndes kryetarin e Bashkisë, Nertilin dhe ta falenderoj për informacionin për vajtjen e detit në majë të malit me ujin e kripur".
E më pas e pati një "përshëndetje" dhe për ministrin e tij ish kryebashkiak të Beratit:
"Dua të përshëndes edhe ministrin e pushtetit vendor, zotin Demo, i cili është këtu i pranishëm për të kontrolluar si funksionon bashkia e Selenicës”, tha Rama.
Deklaratat u bënë në fshatin Vajzë të Selenicës ku u zhvillua edicioni i katërt i “Vajza Fest”, një aktivitet që tashmë është kthyer në një traditë të bukur dhe të rëndësishme për zonën. Një festë që bashkon traditën, kulturën, artin, sportin dhe trashëgiminë, duke sjellë në vëmendje vlerat dhe pasuritë e kësaj treve
Më herët këto ditë, Rama u përball keqas me disa nga kryetarët e bashkive që ai ka vendosur ti shkrijë duke shkaktuar rebelizëm.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






