Transmetuar më 15-08-2026, 07:33

TIRANË – Shqipëria do të ndikohet këtë të shtunë nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, si pasojë e depërtimit të masave ajrore më të freskëta dhe relativisht të lagështa me origjinë veriperëndimore, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak që vitin noa.al.

Moti do të nisë kryesisht i kthjellët, ndërsa gjatë ditës pritet shtim gradual i vranësirave mesatare dhe herë pas here të dendura.

Nga mesdita deri në orët e pasdites, vranësirat do të jenë më të pranishme në zonat qendrore dhe veçanërisht në jug të vendit.

Në këto zona priten reshje shiu të herëpashershme dhe me intensitet të ulët. Në juglindje, reshjet mund të marrin formën e shtrëngatave, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe lokalisht me breshër.

Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe verilindja, me shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë.

Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 14 metra në sekondë.

Në det parashikohet valëzim i forcës 1 deri në 3 ballë.

Sipas MeteoAlb

Territori Shqiptar përgjatë mëngjesit dhe mesditës do të mbizotërohet nga alternimet me kthjellime dhe kalime vranësirash. Pritet që kthjellimet më të dukshme të jenë në vijën bregdetare.

Ndërsa vranësirat e pakta do të shfaqen herë pas here në qytetet e zonë së ulët dhe në zonat malore. POR pjesa e dytë e ditës i bën më të dukshme vranësirat në zonat Lindore dhe Jugore. KU pjesërisht në shtrirjen Lindore dhe në zona të izoluar në Jug të vendit parashikohet që herë pas here të ketë momente me pika shiu. Mbrëmja vonë përmirëson kushtet atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C temperatura më e ulët e shënuar në Ersekë deri në 36°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë mesatare POR herë pas here edhe e fortë; duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor – Veriperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit